U kap me armë në Bularat, Prokuroria kërkon “detyrim paraqitje” për policin grek

schedule18:22 - 9 Dhjetor, 2018

schedule 18:22 - 9 Dhjetor, 2018

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar seancën për policin grek Marios Gogolos, i cili u ndalua nga policia ditën e djeshme me armë zjarri në makinën që po shoqëronte deputetin grek, Nikos Nikolopulos në Bularat. Për 33-vjeçarin grek, Gogolos Prokuroria e Sarandës ka kërkuar masën “Detyrim paraqitje”.

Sipas policisë efektivi grek Gogolos po shoqëronte deputetin Nikos Nikolopulos me rastin e ceremonisë përkujtimore të Kostandino Kacifas në Bularat teksa gjatë kontrollit policit i është gjetur një armë zjarri tip Pistoletë me 6 fishekë e padeklaruar në pikën kufitare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!