Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur duke transportuar drogë.
Mediat italiane bëjnë me dije se 38 vjeçari shqiptar gjatë lëvizjes bënte zig zage në rrugë duke ngritur dhe dyshime te policia e cila pas ndalimit ka gjetur 476 kg kokainë me vlerë 45 milionë euro në kamion.
Ndër të tjera mësohet se ndali I tij është është nga patrullat e Policisë Rrugore të Arezzo-s dhe të Komandës Provinciale të Guardia di Finanza të Arezzo-s.
Mjeti u ndalua nga patrullat e Policisë Rrugore jo shumë larg kryqëzimit të autostradës Arezzo dhe u shoqërua në zyrat e Nënseksionit ku drejtuesi dhe pronari u identifikuan nga CE, 38 vjeç shqiptar ishte, banues në provincën e Firences./abcnews.al