Gjykata e Posaçme ka lënë në burg edhe për tre muaj të tjerë Nazif Ajroski, shoferin e kamionit që u kap me 324 kg kokainë në portin e Durrësit.
Prokuroria e posaçme SPAK, i kërkoi gjykatës që të zgjatë hetimet edhe me 3 muaj për 40-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut pasi e akuzon atë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal.
Sasia e kokainës u sekuestrua qershorin e kaluar, ndërsa rezultoi e ndarë në pako të vogla me logo të markave të famshme si “Dior”, “Chicago Bulls” dhe logon e ekipit të futbollit të PSG-së. Ajo u gjet e fshehur në sabatorin e kamionit që drejtohej nga Ajroski.
/abcnews.al/