U kap me 324 kg kokainë në kamion, ndërpritet seanca për masën e sigurisë për shoferin

schedule12:30 - 21 Qershor, 2021

schedule 12:30 - 21 Qershor, 2021

Është shtyrë seanca gjyqësore për Nazif Ajrofskin, shqiptarin nga Maqedonia  e Veriut i cili ishte shofer i kamionit në të cilin u kap një sasi prej 324 kg kokainë.

Lexo edhe: Zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit me 300 kg kokainë, skaneri zbuloi gjithçka, ku ishte fshehur

Seanca në fjalë pritet të mbahet në një moment të dytë, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e kësaj shtyrje.

Kujtojmë se sasia e madhe e kokainë u kap më 18 qershor në portin e Durrësi.  Sasia e lëndës narkotike ishte e fshehur në kamionin me targa të Maqedonisë së Veriut dhe po kalonte transit drejt Italisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!