U kap me 1 kg kanabis në automjet, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë

schedule10:26 - 16 Maj, 2021

schedule 10:26 - 16 Maj, 2021

Një 27-vjeçar në Lezhë është arrestuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

I riu u ndalua në vendin e quajtur  “Rrethrrotullimi i Shëngjinit” dhe gjatë kontrolleve në mjetin tip “Benz” me të cilin po udhëtonte, në bagazh iu gjet 1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

27-vjeçari me iniciale H. D., banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /abcnews.al/