Një 22-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Lushnjë, pasi u kap ‘mat’ në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur.
Sipas informacioneve të policisë, i riu është dënuar më parë për vjedhje.
“Shërbimet e Policisë e kapën 22-vjeçarin në flagrancë, në mbrëmje, në katin e dytë të banesës ku kishte hyrë për të vjedhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al