U kap duke vjedhur në një lokal në Tiranë, arrestohet 40-vjeçari i dënuar në Gjermani

schedule15:24 - 18 Janar, 2024

schedule 15:24 - 18 Janar, 2024

Një 40-vjeçar është kapur në flagrancë nga blutë, duke tentuar të vjedhë një lokal në Tiranë. Mësohet se ai është autor i dyshuar i 4 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në dy lokale dhe dy banesa, ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash.

Sakaq, 40-vjeçar ka qene i dënuar më parë dhe në Gjermani për të njëjtën vepër penale.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësi”.

Tentoi të vidhte në një lokal, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari, i dënuar më parë në Gjermani, për të njëjtën vepër penale.

Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas, gjatë muajve të fundit.

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të vjedhura dhe mjete (pinca, kaçavida dhe sende të tjera) që autori i përdorte gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.

Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një lokal, në rrugën “Pjetër Bogdani”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 4 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në dy lokale dhe dy banesa, ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të vjedhura dhe mjete (pinca, kaçavida dhe sende të tjera) që autori përdorte gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!