U kap duke vjedhur motorin, i zbulohen edhe 4 raste të tjera brenda 8 ditëve dhe kokainë

schedule10:43 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 10:43 - 24 Dhjetor, 2020

Një 18-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi akuzohet se ka kryer 5 vjedhje brenda 8 ditëve, ndërsa në momentin e prangosjes iu gjetën edhe 2 doza kokainë. I arrestuari është me inicialet R. P.

Por si u zbulua?

18-vjeçari u kap në flagrancë në lagjen “Qemal Stafa” me dyshimin e kishte vjedhur një motor në pronësi të I. K.  Nga hetimet u zbulua se ai ishte autor edhe i 4 vjedhjeve të tjera.

4 vjedhjet e tjera për të cilat akuzohet

Më datë 21.12.2020 dyshohet se ka vjedhur dy aparate celular në pronësi të shtetases E. D.;

Më datë 19.12.2020 dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit D. Ç.;

Më datë 17.12.2020 dyshohet se ka vjedhur motoçikletën në pronësi të shtetasit M. Xh.;

Më datë 16.12.2020 dyshohet se ka vjedhur motoçikletën në pronësi të shtetasit A. D.;

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!