U kap duke ndërtuar pa leje te “Rana e Hedhun dhe kundërshtoi policinë, në pranga 36-vjeçari

schedule10:14 - 20 Qershor, 2021

schedule 10:14 - 20 Qershor, 2021

Një 36-vjeçar nga Lezha përfundoi në pranga pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndërprerë punimet.

Policia bën me dije se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentente te “Rana e Hedhun”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndërprerë veprimet.

Gjithashtu, para disa ditësh, në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nga ana e IKMT-së, shtetasit B. D. i është prishur objekti që po rindërtonte, pasi nuk dispononte lejen përkatëse.

Njoftimi i plotë

U konstatua duke ndërtuar pa leje dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndërprerë punimet, vihet në pranga 36-vjeçari.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe prishjen e objekteve pa leje, veçanërisht në zonën e bregdetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, gjatë kontrollit të vijës bregdetare të Shëngjinit kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. D., 36 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit rublik”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentente te “Rana e Hedhun”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndërprerë veprimet.

Gjithashtu, para disa ditësh, në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nga ana e IKMT-së, shtetasit B. D. i është prishur objekti që po rindërtonte, pasi nuk dispononte lejen përkatëse.

Më datë 19.06.2021, ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke rindërtuar objektin e prishur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!