U kallëzuan nga Aleanca për Teatrin, prokuroria thërret për pyetje 3 inxhinerët

schedule14:30 - 28 Maj, 2020

schedule 14:30 - 28 Maj, 2020

Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të dhënë sqarime 3 ixhinerët që u kallëzuan nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për “shpërdorim detyre”.

Mësohet se 3 prokuororët Olsi Nunaj, Artur Hasantare dhe Elbarina Kola do të paraqiten në prokurori të hënën.

Pak ditë më parë artistët dhe aktivistët kallëzuan tre inxhinierët të cilët hartuan akt-eskpertizën për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas Aleancës për Teatrin akt-ekspertiza është bërë me dokumente të falsifikuar. Ata pretendojnë se tre nga pesë inxhinierët, të cilët kanë hartuar aktin, nuk ka qënë asnjëherë pranë Teatrit për të kontrolluar gjendjen e tij.

LEXO EDHE: Aleanca për Teatrin padit inxhinierët që firmosën shembjen: Nuk e kanë parë nga afër godinën

Në kallëzim penal të depozituar nga artistë në prokurorinë e Turanës thuhet: “Nga ana subjektive vepra është kryer me dashje, pasi të tre këta shtetas kanë qenë të vetëdijshëm që ekspertimi i tyre është bërë fiktiv, i pabazuar në verifikime konkrete të gjendjes së Teatrit Kombëtar dhe me vetëdije ata shprehen në ekspertim se “Kushtet aktuale të godinës së Teatrit Kombëtar nga ana statike nuk janë të përshtatëshme për kryerjen e aktiviteteve, ato janë jashtë normave të projektimit dhe shfrytëzimit të një objekti të kësaj kategorie”dukei nisur këshilltarëve të Bashkisë Tiranë një ekspertizë të pavërtetë dhe të pabazuar në verifikimet në terren. Ekspertët kanëmarrë atribute që nuk i takojnë me ligj duke cuar Këshillin Bashkiak në një vendimarrje të gabuar”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!