Ditën e sotme bëri bujë lajmi se kombëtares shqiptare, që na përfaqësoi në Euro 2016 në Francë për herë të parë në histori në një kompeticion madhor, u është hequr e drejta e mbajtjes së pasaportave diplomatike.
Olta Xhaçka, Ministrja e Punëve të Jashtme ka reaguar në lidhje me këtë. Ajo shprehet se lojtarëve dhe stafit nuk u janë hequr pasaportat, por atyre u ka mbaruar afati.
POSTIMI – Shumë zhurmë për asgjë! Vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti.
Ajo që nuk ka mbaruar e nuk do të mbarojë kurrë është mirënjohja e çdo shqiptari dhe e shtetit shqiptar për ekipin e heronjve të kombëtares që u kualifikuan e luajtën me dinjitet në Europianin 2016, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që jetojnë.
Është kjo arsyeja, përse djemtë tanë, sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016. /abcnews.al