U infektuan me Covid, Erdogan tregon gjendjen shëndetësore të tij dhe gruas

schedule11:16 - 6 Shkurt, 2022

schedule 11:16 - 6 Shkurt, 2022

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe gruaja e tij janë infektuar me Covid-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Erdogan ka dhënë detaje për gjendjen e tij shëndetësore, pasi dje rezultuan pozitiv me variantin Omicron.

Presidenti turk thotë se ai dhe gruaja e tij kanë simptoma të lehta. “Sot në mëngjes, doktori ynë na kontrolloi rregullisht. Për fat të mirë, asgjë negative në situatën tonë. Sot kemi simptoma të lehta dhe vazhdojmë të punojmë me zonjën Emine nga shtëpia”, ka shkruar Erdogan.

Presidenti turk shkroi dje në Twtter se “rezultati i testit Covid, që bëra me gruan time pas simptomave të lehta, ishte pozitiv. Fatmirësisht kemi simptoma të lehta dhe mësuam se është mutacioni Omicron. Ne vazhdojmë misionin tonë. Ne punojmë nga shtëpia. Lutuni për ne.”

” Le të shpresojmë që ta kalojmë këtë sëmundje sa më shpejt me Tajip. Presim lutjet tuaja”, shkroi Emine Erdogan pak minuta më vonë në llogarinë e saj personale në Twitter. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!