Një mjek amerikan, i cili është prekur me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, ka fluturuar për në Gjermania për mjekim, bashkë me gruan dhe katër fëmijët.
Njoftimi vjen teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për “shpejtësi të madhe” të përhapjes së sëmundjes.
Shpërthimi i cili është përhapur në zonat urbane, është shpallur emergjencë e shëndetit publik që kërkon përgjigje ndërkombëtare.
Mjeku Peter Stafford, një kirurg dhe lideri i grupit “Serge”, ka deklaruar se ai pavetëdije kishte trajtuar një pacient që ishte i prekur me Ebola, para se shpërthimi i sëmundjes të kuptohej.
Gruaja e tij, Rebekah Stafford, po ashtu mjeke, dhe fëmijët e tyre, po vëzhgohen për simptoma të mundshme.
Kirurgu i infektuar nuk mund të qëndronte në këmbët e tij kur ishte nisur për në Gjermani, sipas dy zyrtarëve të grupit ku ai punon.
Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se organizata e vlerëson rrezikun e epidemisë “të lartë në nivelet nacionale dhe rajonale, dhe të ulët në nivel global”.


