U infektua me Covid-19, Imzot George Frendo dërgohet në Itali për mjekim

schedule08:52 - 13 Nëntor, 2020

schedule 08:52 - 13 Nëntor, 2020

Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit Imzot George Frendo pak orë pas lajmit se gjenjda e tij ishte përkeqësuar për shkak të infektimit me Covid, është dërguar në Itali për mjekim më të specializuar.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat Frendo u nis për në Bari mbrëmjen e djeshme për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.

“Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, mbrëmë ka udhëtuar drejt Barit, për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.

Shpresojmë se gjatë ditës do të kemi lajme më të hollësishme.

LEXO EDHE:George Frendo me covid, përkeqësohet gjendja, përfundon në spital

Ndërkohë vazhdojmë të kërkojmë, në lutjet tona, shërimin e tij dhe shërimin e të gjithë të sëmurëve të prekur nga kjo Pandemi”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë një ditë më parë zyra e shtypit njoftoi se Frendo për disa ditë ka qenë nën monitorimin e mjekëve për shkak të infektimit, për një natë më parë gjendja e tij ishte përkeqësuar. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!