U infektua me COVID-19, Avdullah Hoti u përgjigjet kritikëve

schedule09:08 - 3 Gusht, 2020

schedule 09:08 - 3 Gusht, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj kritikave të fundit se nuk është vetëizoluar pas shfaqjes së simptomave të koronavirusit.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se sapo është njohur me rezultatin e testin e ka bërë publik atë.

Ndër të tjera ai thekson se menjëherë ka qëndruar në vetizolim dhe kushdo që deklaron ndryshe nuk po e thotë të vërtetën.

Edhe pse nuk kam pas asnje shqetesim serioz, me paraqitjen e nje kolle te lehte te dielen, bashkepunetoret me rekomanduan te testohem. Testimin e kam bere te dielen rreth ores 16. Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi keshtu eshte protokolli i rekomanduar mga mjeket. Sapo e kam marre rezultatin, e kam bere publik. Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thote te verteten”, shkruan Hoti./abcnews.al