Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e makinës tip “Benz” që arriti që të arratiset duke u shpëtuar nga duart agjentëve, por vetëm për disa minuta.
Makina luksoze me xhama të zinj u ndalua nga agjentët te zona e “Varrit të Bamit” për kontroll gjatë operacionit kundër narkotikëve, por drejtuesi nuk iu bind urdhrit për të zbritur duke i dhënë gaz, madje duke rrezikuar jetën e njërit prej agjentëve të policisë.
“Hape derën, hape more derën, o by*h q*r, hape derën” dëgjohen agjentët që i drejtohen drejtuesit të makinës tip “Benz” që të dalë jashtë, por ai i jep gaz duke u larguar me shpejtësi.
Një qytetar ka arritur që të filmojë të gjithë skenën nga momenti kur policia ndalon drejtuesin e makinës, i cili nuk bindet për të hapur derën duke u arratisur deri te shtrirja në tokë e gazetarit të “NEWS24” Ergys Gjençaj që po filmonte operacionin.
Lexo edhe: Dolën huq me trafikantët, momenti kur policët gjejnë drogën e fshehur në kuti picash
Më pas efektivët kanë kaluar te qytetarët, teksa një banore e zonës dëgjohet duke thënë “mos më prek me dorë”. Nga operacioni deri tani nuk raportohet për të arrestuar.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane njofton se në bashkëpunim me SHÇBA janë duke kryer verifikime të thelluara në lidhje me incidentin e ndodhur me gazetarin në rastin e operacionit policor antinarkotike.
Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policisë për të përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre./ Abcnews.al