U hoq nga lista për deputet, PD i gjen një vend Koduzit, Koordinator për Shëndetësinë

schedule17:25 - 17 Mars, 2021

schedule 17:25 - 17 Mars, 2021

Partia Demokratike ka emëruar Koordinator Kombëtar për Shëndetësinë, Gazment Koduzin.

Kjo lëvizje ka ardhur vetëm disa orë, pasi emri i Gazment Koduzit u hoq nga listat e Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Tiranës.

Vendin e Koduzit në listën e qarkut të Tiranës e ka zënë Dorian Teliti që zhvendoset nga vendi i 26-të në vendin e 23-të. Gjithashtu ndryshime në listat e PD-së ka pasur edhe në Shkodër e Durrës.