U hodh nga kati i tretë i spitalit COVID, nëna festë për 30-vjetorin e të birit: 5 Marsi datë e shënuar për ne

schedule13:56 - 4 Mars, 2021

schedule 13:56 - 4 Mars, 2021

Nëna e Xhino Koçës, stilistja e njohur Lira Koça ka njoftuar se në 30-vjetorin e të birit që nuk jeton më, do të gjejnë një mënyrë për ta ndjerë atë sadopak afër. Lira Koça shkruan se 30 pëllumba dhe 30 tullumbace do të lëshohen në qiell në simbol të përqafimit për Xhinon.

“Data 5 Mars është një nga datat e shënuara për familjen tonë. Çdo prag 5-Marsi ne bëheshim gati të festonim ditëlindjen e të voglit të shtëpisë Xhinoës. Këtë vit është ditëlindja e 30-të e djalit tonë. 30 pëllumba dhe 30 tullumbase të bardhë do të lëshohen drejt qiellit duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon. Më 5 Mars ora 17:00 tek sheshi përpara Sfinksit dju që do të keni dëshirë të merrni pjesë në këtë përvjetor të Xhinos jeni të mirëpritur.

Familjarë dhe të afërm, miq e të njohur, të gjithë bashkë në këtë ditëlindje ndryshe. Për të zvogëluar sadopak distancën që mungesa fizike e Xhinos na bën të jetojmë. Përgjithmonë me ne Xhino”, shkruan ajo.

Xhino Koça u hodh nga ballkoni i katit të tretë të spitalit COVID-2 në Tiranë ku u shtrua pasi u prek nga koronavirusi, duke gjetur vdekjen./mv.abcnews.al