U hodh nga kati i pestë i një pallati, humb jetën 40-vjeçarja në Gjirokastër

schedule10:30 - 15 Mars, 2021

schedule 10:30 - 15 Mars, 2021

Ka humbur jetën 40 vjeçarja e hedhur nga kati i pestë i një pallati në Gjirokastër.

Policia bën me dije se për shkak të plagëve të marra shtetasja F.K. 40 vjeç ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Granicë” në Gjirokastër dhe sipas policisë gruaja vuante nga depresioni.

“Rreth orës 08:45, njoftohemi se në lagjen “Granicë”, Gjirokastër shtetasia F. K., rreth 40 vjeçe, në gjendje të rënduar depresive,  është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!