U helmuan 7 persona, mbyllet lokali në Prizren

schedule10:22 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 10:22 - 17 Dhjetor, 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar për mbylljen e një lokali në Prizren.  Lokali është mbyllur nga inspektorët sanitar, pasi dyshohet se shtatë persona janë helmuar me ushqim.

Persona që u helmuan u dërguan në spital, ndërsa rasti po hetohet.

“Raportohet se shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim, Njësitë relevante policore, një ekipe e ndihmës së shpejtë dhe inspektorët sanitarë kanë dal në vendin e ngjarjes. Personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!