Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U helmua me gaz nervor, del nga koma lideri i opozitës ruse Alexei Navalny

schedule16:07 - 7 Shtator, 2020

schedule 16:07 - 7 Shtator, 2020

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny ka dalë nga koma. Lajmin e kanë dhënë mjekët të cilët po kujdesen për shëndetin e tij.

“Pacienti ka dalë koma dhe është duke u mbajtur në ventilimin mekanik,” njoftoi spitali i Berlinit në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet po ashtu:

“Ai po u përgjigjet stimujve verbalë. Mbetet ende shumë herët për të folur rreth efekteve afatgjata që mund të ketë lehë helmi i fortë. Mjekët mbeten në kontakt të ngushtë me bashkëshorten e Z otit Navalny. Pas konsultimit me gruan e pacientit, Charité sigurohet se vendimi për t’i bërë publike detajet e gjendjes së pacientit është marrë me pëlqimin e saj.”

Çfarë i ndodhi Navalny-t?

Ai u ndje keq muajin e kaluar ndërsa udhëtonte nga Siberia për në Moskë.

Aeroplani bëri ulje emergjente në Omsk dhe zyrtarët rusë u bindën më pas që ta lejonin të transportohej për në Gjermani, dy ditë më vonë.

Sipas spitalit në të cilin ai po kurohet, Navalny u helmua nga një agjent nervor nga grupi Novichok.

I njëjti agjent u përdor gjithashtu për të helmuar ish-spiunin Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Salisbury. Ata të dy mbijetuan, por një grua tjetër humbi jetën pasi ra në kontakt me helmin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!