Hapja e bareve dhe restoranteve është pritur si festë në Poloni. Me mijëra të rinj u dyndën në bare, pasi qëndronin 6 muaj të mbyllur.
Të gjitha restorantet dhe baret tani mund të ofrojë shërbime për ambientet e jashtme dhe rihapja e brendshme pritet, me kapacitet të kufizuar, më 28 maj. Nga tetori, ata mund të ofronin vetëm shërbime të marrjes me vete.
Përveç kësaj, që nga sot, polakëve nuk u kërkohet të mbajnë maska jashtë, mirëpo duhet të respektojnë distancimin shoqëror.
“Ne ishim të mbyllur për kaq shumë kohë, mbi 200 ditë dhe ishte shumë stresuese dhe rraskapitëse për arsye të ndryshme. Nuk e dinim nëse mund të mbijetonim,” tha Zuza Mokalo, 34-vjeçare , bashkëpronare e një bari në Varshavë.
Rastet e reja në Poloni ranë ndjeshëm në prill dhe qeveria filloi lehtësimin e kufizimeve këtë muaj. g.v/abcnews.al