Theophilus Solomon është në telashe, pasi disa ditë më parë në zonën e “Kopshtit Botanik”, ku edhe ai banon, është grindur me të dashurën e tij me inicialet E.P.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Th. S., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij”, thuhej në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Para pesë ditësh ish-sulmuesi i Partizanit, tashmë pjesë e Al Qadsia në Kuvajt, është arrestuar nga policia dhe me 17 shkurt Gjykata e Tiranës ka marrë masën paraprake “Arrest me burg”.
Avokati i tij ka apeluar masën paraprake dhe pret vendimin, sikurse edhe vetë futbollisti. Solomon ishte duke pritur pajisjen me dokumentacionin e duhur për të shkuar në Kuvajt dhe tashmë gjërat komplikohen për të. /abcnews.al