U godit me thikë pas shpine në shëtitoren e Sarandës, ndërron jetë 43-vjeçari, arrestohet autori

schedule13:47 - 7 Qershor, 2022

schedule 13:47 - 7 Qershor, 2022

43-vjeçari Kledi Koka ka ndërruar jetë pas një sherri për barkën e peshkimit në Sarandë paraditen e sotme.

Sipas policisë autori Jorgo Golemi e ka goditur me mjet prerës në kurriz 43 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë. Sherri mes tyre ka nisur për ankorimin e varkave, pasi Koka kishte varkë turistike kurse Golemi varkë peshkimi.

Njoftimi i policisë

Goditi me mjet prerës 43-vjeçarin, i cili ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra, vihet në pranga autori i dyshuar. Në vijim të informacionit paraprak, përmes të cilit njoftuam se, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. G. goditi me mjet prerës, në kurriz, shtetasin K. K., 43 vjeç, sqarojmë se, si pasojë e plagëve të marra shtetasi K. K. ka ndërruar jetë. Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit J. G.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika), me të cilën dyshohet se shtetasi J. G. ka goditur shtetasin K. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!