U godit me sqepar nga bashkëshortja, 61-vjeçari humb jetën pas disa ditësh në spital

schedule15:27 - 21 Nëntor, 2020

schedule 15:27 - 21 Nëntor, 2020

61-vjeçari Llesh Deda, i cili ndodhej në spital prej disa ditësh pasi u godit nga bashkëshortja, ka humbur jetën.

61-vjeçari u godit me mjet të mprehtë (sqepar) nga bashkëshortja e tij , Drane Deda 58-vjeç pas një sherri të ndodhur në familje.

Burri i ndodhur në efektin e alkoolit ka debatuar me bashkëshorten, debat i cili ka degraduar në dhunë.

Lexo edhe: Kishin 10 fëmijë, gruaja godet me sqepar burrin: 61-vjeçari në gjendje të rëndë

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në fshatin Sanxhak në afërsi të Kurbinit.

Çifti kishte 10 fëmijë, ndërsa aktualisht mësohet se gruaja është në komisariatin e  policisë në Kurbin.

/abcnews.al/