U gjetën të vrarë, ambulanca mbërrin në vendngjarje për të marrë trupat e dy të rinjve

schedule18:22 - 8 Tetor, 2020

schedule 18:22 - 8 Tetor, 2020

Pas 5 ditësh të zhdukur, mesditën e  sotme u gjetën trupat e pajetë të Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj në Malësi të Madhe. Në kërkim nga policia është Daniel Pepaj, i cili dyshohet se është autori i  vrasjes së dy të rinjve.

Ndërkaq, në këto momente në fshatin Vrith ka mbërritur autoambulanca për të marrë dy trupat, të cilët do të dërgohen në morg.

Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj u gjetën të pajetë në një zonë të pyllëzuar të Rrencit, që ndodhet rreth 3 orë në këmbë nga fshati Vrith, në Malësi të Madhe. Dy trupat u gjetën disa metra larg njëri tjetrit të ekzekutuar me kallashnikov.

LEXO EDHE: “Kanabisin e more ti”! Nga nisja e sherrit mes kushërinjve, te rrahja dhe vrasja (Kronologjia)

Ata u gjetën duke ndjekur rrugën e dyshuar se mund të kenë bërë 3 personat. Një indicie ishte edhe dëshmia e banorëve të fshatit se në këtë zonë kishin dëgjuar  krismat e armëve ditën që janë zhdukur të rinjtë.

Burime për abcnews.al konfirmuan se trupat nuk ishin fshehur apo mbuluar, ndërsa janë qëlluar nga një distancë e afërt me automatik pak metra larg njëri tjetrit.

Dyshohet se mes tre të rinjve ka pasur fillimisht një sherr për parcelat me kanabis. Autori Daniel Pepaj, dyshohet se pas sherrit u ka kërkuar 2 të rinjve të shkojnë te parcela me kanabis në zonën e pyllëzuar që të sqaroheshin, por aty i ka ekzekutuar, ndërsa më pas dyshohet se është arratisur në Mal të Zi. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!