U gjetën të ndarë në pjesë në një valixhe, flet djali i çiftit Pasho: Kishin mijëra euro që u zhdukën me ta

schedule15:11 - 16 Qershor, 2021

schedule 15:11 - 16 Qershor, 2021

Detaje të reja nga vrasje e bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali kanë dalë në dritë. Të rejat janë zbuluar nga djali i tyre Taulant Pasho. Siç raportojnë mediat italiane, Taulanti ka thënë për autoritetet gjatë marrjes në pyetje se prindërit e tij mbanin me vete një shumë parash, që arrinte në disa dhjetëra, mijëra euro.

Pasi u zhdukën prindërit e tij, u zhdukën dhe paratë. Dyshohet se Shpëtim Pasho kishte me vete rreth 30 mijë euro.

33-vjeçari Taulant Pasho, duke folur nga burgu Como ku po mbahet për një tjetër akuzë, gjithashtu u është përgjigjur një pyetjesh që i janë bërë në lidhje me ish-të dashurën e tij Elona Kalesha. Kjo e fundit u hetua me të për vdekjen e çiftit së bashku me vëllain e saj Denis Kalesha.

Djali i viktimave është shprehur se kishte përsëri nga Elona Kalesha, disa ditë pas zhdukjes së prindërve të tij, një shumë që ai i kishte dhënë asaj hua, që arrinte në disa mijëra euro. Taulanti ka treguar po ashtu se nuk ishte në dijeni për një ndërprerje shtatzënie që Elona do të bënte disa ditë para lirimit nga burgu ku ishte futur për drogë.

Kujtojmë se eshtrat e çiftit shqiptar Pasho u gjetën dhjetorin e kaluar në disa valixhe të braktisura në buzë të një toke ngjitur me burgun Sollicciano. Për rastin nuk ka ende një autor të arrestuar. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!