U gjet i vrarë në serat e Fierit, 4 vite më parë roja ishte goditur me thikë

schedule09:09 - 11 Qershor, 2022

schedule 09:09 - 11 Qershor, 2022

Roja që u gjet i vrarë me thikë sot është bërë objektiv i një sulmi me thikën edhe më parë.

Ngjarja ka ndodhur në 4 korrik të vitit 2018 dhe në atë kohë është cilësuar si ngjarje për motive të dobëta, raporton abcnews.al.

Gjika në atë kohë ka qenë i ulur në një lokal kur është godit me thikë, e më pas ka  shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit.

Një ditë pas ngjarjes së 2018, policia e Fierit identifikoi dhe ndaloi autorin e saj, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin.

Lexo edhe: Si ndodhi vrasja e rojes në Fier, autori ka qenë i vetëm, u largua në këmbë

Konflikti i 2018-ës ka qenë me shtetasin Xhevat Bregu.

Petraq Gjika u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm rreth orës 06:40 në fshatin Mbrostar Ura, në Fier.

Ekspertët e drejtorisë së policisë Fier po krehin të gjithë zonën.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person i vetëm ai që ka kryer vrasjen, autori është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Roja i gjetur i vrarë, është vëllai i kryeplakut të fshatit të Grecalli. Trupi i pajete i rojes nga banore te zonës, jashtë serave te kultivuara me sallator. Trupi i goditur me thike disa here

Është gjetur jashtë godinës ku qendronte për të ruajtur objektin.

Abcnews.al mëson se trupi i pajetë është gjetur nga një kalimtar i rastit në një kanal, pranë një vendgrmbullimi plehrash, pranë serave, në fshatin Mbrostar Ura
Shenjat e prerjes janë konstatuar në kokë. Viktima është babai i tre fëmijëve.

Mësohet se objekti ruhet me kamera sigurie.  Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia e Fierit, e cila po merr të gjitha provat nga vendi i ngjarjes qe mund te çojnë tek autori i saj.

/abcnews.al/