U gjet i ngrirë në temperaturë -54 gradë celcius, qeni shpëton mrekullisht

schedule10:57 - 30 Janar, 2021

schedule 10:57 - 30 Janar, 2021

Një qen endacak që u gjet i ngrirë është shpëtuar për mrekulli në Siberi. Kafsha kishte ngrirë pasi temperaturat arritën në -54 gradë Celsius kur thirrjet e tij të dëshpëruara për ndihmë u dëgjuan nga një punonjës i spitalit.

Videoja që tregon një banor vendas duke shpëtuar qenin është bërë virale në rrjete sociale. Më pas, kafsha u dërgua te një veteriner lokal, ku për çudi ishte në gjendje të mirë edhe pse qëndroi i rrethuar nga akulli.

Qeni u adoptua nga kuzhinierja e spitalit që dëgjoi thirrjet e tij për ndihmë. Ky dimër është vlerësuar si më i ashpri në Siberi në një dekadë e gjysmë. Yakutia është rajoni më i ftohtë i banuar në të gjithë botën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!