U gjend pa shenja jete në shtëpinë e saj, zbulohet arsyeja e vdekjes së kampiones olimpike amerikane

schedule11:19 - 13 Qershor, 2023

schedule 11:19 - 13 Qershor, 2023

Tori Bowie, kampionia olimpike amerikane, u gjend muajin e kaluar në shtëpinë e saj në Florida pa shenja jete dhe ende nuk ishte përcaktuar në atë kohë se cili ishte shkaku.

Kimberly Holland, menaxherja e saj, ka konfirmuar tashmë për “CBS News” se atletja vdiq për shkak të komplikimeve që kishte gjatë lindjes.

LEXO EDHE: Lajm i trishtë në atletikë, ndërron jetë ish-kampionia botërore dhe olimpike amerikane

“Fatkeqësisht, shumë njerëz, përfshirë këtu edhe mediat, po bëjnë spekulime se ajo i bëri diçka vetes, që është dicka mjaftë lënduese. Shpresojmë që, pasi tashmë po e njohin të vërtetën, do të ketë shumë kërkim-falje”, theksoi ajo.

Sipas raportimeve, 32-vjeçarja ishte shtatzënë në muajin e tetë kur vidq. Ajo kishte fituar tre medalje olimpike në Olimpiadën e Rios në vitin 2016./h.ll/abcnews.al