U gjend mes turmës para finales, pilotit të Formula i vjedhin orën e shtrenjtë

schedule19:59 - 13 Korrik, 2021

schedule 19:59 - 13 Korrik, 2021

Lando Norris, piloti i McLaren në Formula 1, e ka pësuar në finalen e EURO 2020 mes Italisë dhe Anglisë.

Para ndeshjes ai e ka parë veten mes turmës që po tentonte të hynte në stadium pa bileta dhe kjo ka pasur pasoja për pilotin.

Ora e tij e shtrenjtë, me vlerë 40 mijë sterlina, është zhdukur nga dora. Dëme të tjera për Norton nuk ka pasur, ndërkohë që skuderia britanike ka dalë me një komunikatë:

“McLaren konfirmon që Lando Norris ishte përfshirë në një incident pas finales së Euro 2020 në Wembley, ku iu vodh ora që mbante në dorë. Për fat të mire, Lando nuk u dëmtua, por ai është tronditur nga ajo që i ndodhi.

Ekipi është duke e mbështetur Landon dhe ne jemi të sigurt që tifozët do të bashkohen me ne për t’i uruar atij më të mirën për Çmimin e Madh të Britanisë, fundjavën e ardhshme”. /abcnews.al