U fyen nga babai i Marvi Mihalit, mbrojtja kërkoi shtyrjen e seancës

schedule15:36 - 26 Mars, 2019

schedule 15:36 - 26 Mars, 2019

Ofendimet e babait të Marvit kundrejtë mbrojtjes së të pandehurve, ishin shkaku për shtyrjen e seancës së gjykimit për vrasjen e Marvi Mihalit dy vite më parë. Pavllo Mihali u shpreh se avokatët ishin munduar gjatë gjithë procesit të shpëtonin disa kriminelë dhe se rendin pas parasë. Ai më tej kërkoi dënimin me nga 35 vite burg secilin, dhe nuk mungoi paralajmërimi se nëse nuk vepron drejtësia, do veprojë Kanuni dhe Kurani. Këto fjalë revoltuan një nga avokatët e çështjes. Ai tha se ndihet i fyer nga këto akuza dhe se nuk mund ta vazhdonte me procesin, pasi ai ishte aty për të kryer një punë dhe nuk mund të cënohej për shkak të punës së tij. Seanca e radhës u vendos për në datën 1 prill. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!