U futën të qetë dhe morën çaj, shqiptari e afrikani kthejnë lokalin përmbys, bëhen për spital

schedule19:10 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 19:10 - 18 Dhjetor, 2020

Një shqiptar dhe një afrikan janë bërë për spital mesditën e sotme, pasi u rrahën me njëri tjetrin. Ngjarja ndodhi në Ravena.

Mediat italiane shkruajnë se dy burrat hynë në lokal dhe morën nga një çaj pastaj filluan të diskutojnë.

Por situata agravoi dhe dy burrat filluan të hedhin pjata dhe gotat kundër njëri tjetri, më pas u përplasën fizikisht me grushte dhe shkelma.

Të dy përfunduan në spital me plagë të rënda nga goditjet që i dhanë njëri tjetrit me sende të forta dhe grushte./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!