U fut në “valle” për 200 €, por pagoi 6 mijë për të dalë! Trafikanti që korruptoi gjyqtaren: Jam penduar

schedule13:22 - 11 Shtator, 2020

schedule 13:22 - 11 Shtator, 2020

Orjon Bali u fut në “valle” për 200 euro, por përfundoi duke dhënë 6 mijë ryshfet për të dalë nga qelia, ndërsa hetimet vijojnë. Kjo është historia e trafikantit të emigrantëve Orjon Bali që shënoi skandalin e korrupsionit në gjykatën e Apelit në Korçë, ku e përfshirë është gjyqtarja Mimoza Margjeka.

Abc News ka siguruar vendimin e plotë të gjykatës së Apelit Korçë me argumentet për të liruar Balin. Por cfarë tha ai në momentin e arrestimit? Orjon Bali ka pranuar se po i transportonte 5 emigrantët palestinezë nga Korça në Tiranë kundrejt 200 eurove.

Rreth orës 13.00 u nisa nga qyteti i Tiranës për në qytetin e Korçës për të marrë persona të huaj dhe për t’i çuar në qytetin e Tiranës kundrejt përfitimit prej 200 eurove.

Kur kam qenë në hyrje të Korçës jam takuar me një djalë që ka pasur një automjet ngjyrë jeshile dhe më tha të shkoja pas tij dhe në një rrugë fshati mora 5 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe u nisa drejt Tiranës.

Përpara në rrugë ka qenë një tjetër person me makinë jeshile që herë pas here telefononte dhe më thoshte ec se s’ka probleme. Në hyrje të qytetit të Pogradecit na ndaloi policia” tha ai.

Ai ka deklaruar se ka kryer edhe njëherë më parë këtë punë dhe në atë rast i kanë dhënë 180 euro. Bali është shfaqur i penduar për cfarë ka ndodhur, por shtoi se “e kam menduar si mundësi punësimi sepse nuk e dija se ishte e paligjshme” është shprehur ai.  db/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!