U fut mes flakëve të shpëtonte punëtorët, roja dyshohet se humbi jetën brenda magazinës

schedule20:57 - 24 Mars, 2021

schedule 20:57 - 24 Mars, 2021

Arjan Sala është roja i sigurisë i cili dyshohet të ketë humbur jetën në magazinën që u përfshi nga zjarri pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare te mbikalimi i Kamzës. Magazina ishte plot me rroba, ndërsa roja i sigurisë rreth 30 vjeç u fut për të shpëtuar punëtorët dhe ka ngelur brenda.

Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën prej disa orësh për të shuar flakët. Abcnews.al mëson se aktualisht janë 6 makina zjarrfikëse që po punojnë.

Siç raporton gazetari Ermal Vija në vendngjarje ndodhet policia, ndërsa ka mbërritur edhe një prokuror i Prokurorisë së Tiranës. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!