U ftua nga Meta, Basha konfirmon pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për koronavirusin

schedule13:07 - 24 Mars, 2020

schedule 13:07 - 24 Mars, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Përgjigja e Bashës erdhi pas ftesës së Meta i bëri kreut të opozitës për të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku tema do të jetë situata me koronavirusin në vend.

Zyra e Komunikimit me Median pranë PD thekson se kryedemokrati e ka cilësuar këtë si një moment ku duhet të japin të gjithë kontributin e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!