U fshehën 13 ditë në një anije, shpëtohen 4 emigrantë në Brazil

schedule09:25 - 12 Korrik, 2023

schedule 09:25 - 12 Korrik, 2023

Katër persona janë shpëtuar në brigjet e Brazilit pasi u zbulua se kishin hipur ilegalisht në një anije mallrash që u largua nga Nigeria dhe kaluan 13 ditë në det të fshehur, thanë autoritetet braziliane.

Kjo pjesë e veçantë e anijes është shumë shpesh nën ujë, është jashtëzakonisht e rrezikshme të përpiqesh të udhëtosh kështu për dy javë në Atlantik.

“Ata u lokalizuan nga anëtarët e ekuipazhit të anijes me flamur Liberian, e cila u nis nga Lagos më 27 qershor”, thuhet në deklaratë.

Një burim i AFP në policinë braziliane tha të martën se të katër janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Një incident i ngjashëm u regjistrua në nëntor 2022, kur tre migrantë nga Lagos mbërritën në Ishujt Kanarie (Spanjë) pas një udhëtimi 11-ditor të fshehur në krye të një anijeje mallrash.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!