Ushtria izraelite ka nisur një hetim pasi ushtarët e saj u filmuan duke hedhur trupat e tre palestinezëve të vdekur nga një çati gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Pamjet e incidentit, të filmuara në qytetin verior të Qabatiya, afër Jeninit, më pas duket se tregojnë një buldozer ushtarak izraelit duke marrë dhe hequr trupat.
Imazhet kanë shkaktuar zemërim të gjerë. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë të premten se ishte “një incident serioz” që nuk “përputhej” me vlerat e tyre.
Zyrtarët lokalë palestinezë thonë se të paktën shtatë persona u vranë nga forcat izraelite në Qabatiya të enjten.
IDF tha se kreu një operacion kundër terrorizmit në Qabatiya, gjatë të cilit katër militantë u vranë në një shkëmbim zjarri dhe tre të tjerë u vranë pas një sulmi me dron në një makinë./abcnews.al