U fërshëllye nga tifozët e Besiktas, Van Bronckhorst mbron Muçin: Këta njerëz nuk duhet të vijnë më në stadium

schedule19:16 - 4 Tetor, 2024

schedule 19:16 - 4 Tetor, 2024

Ernest Muci e nisi si titullar takimin e së enjtes mes Besiktas dhe Eintracht Frankfurt, në xhiron e dytë të fazës ligë, të UEFA Europa League, me sfidën që përfundoi në shifrat 1-3.

Ish-“ylli” i Tiranës vinte pas një kohe shumë të vështirë, mungesë aktivizimi dhe kritika të mëdha në ato pak minuta që ka marrë te “Shqiponjat” e Stambollit.

Në pjesën e parë performanca e Mucit nuk ishte më e mira e mundshme, por në të dytën kishte një rritje të madhe në nivelin e tij, teksa trajneri e la në fushë për 90 minuta duke mos e ndërruar për herë të parë. Statistikat folën qartë për një performancë të mirë të Muçit i cili dha 36 pasime nga të cilat të 36 ishin të sakta, kreu 3 driblime të suksesshme nga 5 tentativa, dha 1 asist dhe kishte 53 prekje të topit.

Megjitahtë kjo nuk mjaftoi që tifozët ta duartrokisnin, madje përkundrazi, e fërshellyen në disa momente dhe këto fërshëllima nuk i kanë pëlqyer aspas teknikut të Besiktas, Giovanni Van Bronckhorst, që i ka dalë në mbrojtje lojtarëve të tij.

“Nëse dikush mendon se nuk dhamë sot paraqitjen tonë më të mirë, se lojtarët tanë nuk dhanë sot paraqitjen e tyre më të mirë, këta njerëz nuk duhet të vijnë më në stadium. Është një situatë e pazakontë për mua, situatë e vështirë, lojtarët tanë janë brohoritur pasi dhanë gjithçka, ndiej emocione të çuditshme. Kishte disa sharje dhe reagime gjatë ndeshjes, unë nuk e kuptoj dhe dikush duhet të ma shpjegoj këtë pasi sot ne kemi bërë një nga ndeshjet më të mira”,- tha strategu holandez. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!