Banorët e Grindavi, që u evakuuan më 11 nëntor pas një sërë tërmetesh që paralajmëronin shpërthim vullkanik, po rikthehen në shtëpitë e tyre. Shpërthimi, që nisi të hënën pasdite, hapi një çarje në tokë rreth 4 km të gjatë. “
Por, nga e enjtja vullkani nisi të “qetësohej”.
“Gjasat për formimin e një shpërthimi të ri pa paralajmërim pranë Grindavik janë ulur,” njoftoi Zyra Meteorologjike Islandeze të mërkurën vonë.
Megjithatë, autoritetet po qëndrojnë në gatishmëri për çdo rast. Ndërsa, 4 000 banorët e Grindavik u lejuan që të kenë akses në një port të vogël peshkimi nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 16.00.
Rrugët e qytetit ishin ende kryesisht bosh të enjten në mëngjes. Dekorimet e Krishtlindjeve ishin të vetmet drita që vinin nga shtëpitë e braktisura.
/abcnews.al