Pak para nisjes së seancës plenare në Kuvend, deputetja e PS Milva Ekonomi u pyet nga gazetarët për vendimin e njoftuar nga kryeministri Edi Rama, si e përzgjedhur në postin e Ministres së Bujqësisë.
Deputetja tha se e konsideron një përgjegjësi këtë vendim, ndërsa shtoi se në këtë moment i duhet bashkëpunim, siguri dhe po ashtu mesazhe pozitivi.
“Ne sapo kemi filluar një reformë për mbështetje për fermerët. Ka dy gjëra të mira për të shkuar përpara”, tha Ekonomi.
Më tej ajo theksoi se dekretimi tashmë është në dorë të presidentit Meta.
“Kjo është detyrë e presidentit. Unë pres”, tha Ekonomi.
/abcenews.al/