Bayern Munich u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Kupa e Gjermanisë, ku bavarezët u mposhtën me rezultatin 2-1 nga Saarbrucken, ekip i kategorisë së tretë gjermane.
Pas përfundimit të sfidës, Thomas Muller ka reaguar duke folur rreth kësaj disfate që dhemb, por edhe të turpshme.
“Siç e kemi thënë edhe më parë, ne jemi një skuadër që duam gjithmonë të fitojmë, por kur humbasim duhet të nderojmë dhe respektojmë mbështetjen e tifozëve tanë që udhëtojnë në distanca të alrgëta gjatë javës dhe mbushin tribunat për të brohoritur për ne.
Kjo ishte një disfatë shokuese dhe këtë duhet ta përmirësojmë në të ardhmen. Zhgënjimi i tifozëve është i kuptueshëm dhe unë mund të kërkoj vetëm falje. Por në të ardhmen jo vetëm që do të reagojmë, por ne do të sigurojmë që t’i shpërblejmë tifozët tanë me suksese”, është shprehur Muller./h.ll/abcnews.al