U ekzekutua sot në Shkodër, 68-vjeçari është xhaxhai i Behar, Enver dhe Safet Bajrit

schedule15:07 - 3 Qershor, 2022

schedule 15:07 - 3 Qershor, 2022

Atentati tronditi sërish Shkodrën, mëngjesin e sotëm. Naim Bajri u ekzekutua teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit me të punësuarin e tij, Astrit Zeneli, ndërsa ky i fundit mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”.

Bajri u qëllua nga një automjet tip “Benz” me breshëri automatiku, ndërsa 7 plumba i morën jetën në vend.

Lexo edhe: Rikthehen vrasjet në “Palermon e Shqipërisë”. Me snajper, tritol dhe killera me pagesë, të gjitha ekzekutimet e bujshme që tronditën Shkodrën gjatë 20 viteve të fundit

Fisi Bajri është mjaft i njohur në Shkodër. Saga e vrasjeve në këtë fis ka nisur vite më parë. 68-vjeçari që u vra sot ishte babai i Indrit Bajrit, i cili është ekzekutuar në vitin 2001.  Autorët e vrasjes ishin Xhabir Shega, Kujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari.

Viktima ishte gjithashtu xhaxhai i Enver, Behar dhe Safet Bajrit, emra të njohur për policinë. Pistat kryesore e policisë për atentatin e sotëm është ajo që lidhet me ngjarjet e rënda që kanë ndodhur gjatë 20 viteve të fundit në zonën e Shkodrës, në të cilat fisi i tij është përfshurë në konflikte të ndryshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!