U “dogj” nga Vettingu, ish-gjyqtari Admir Thanza kërkon t’i zhbllokohet pasuria

schedule11:14 - 27 Prill, 2022

schedule 11:14 - 27 Prill, 2022

Ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për zhbllokimin e pasurisë së tij. Gazetari i Abc Ermal Vija mëson se Thanza kërkon që t’i kthehet apartamenti dhe dyqani i sekuestruar.

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Ish gjyqtarit me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestruan 2 pasuri të paluajtshme në emër të tij. Konkretisht, një apartament 70 m2 dhe një dyqan 23 m2 në Tiranë.

Kujtojmë se gjatë vettingut, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit zbuloi një dënim prej 40 ditësh burg të Thanzës për një vjedhje në Itali ndodhur në vitin 1999. Këtë dënim, ish-gjyqtari nuk e kishte përfshirë në vetëdeklarim. Për akuzën e falsifikimit të formularit, ai u shpall fajtor dhe u dënua me 9 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit e gjysmë shërbim prove. Vendimi i shkarkimit të Thanzës u gjet i drejtë dhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!