U dogj gjatë protestave për vrasjen e Klodianit, rivendoset pema e Vitit të Ri para Kryeministrisë

schedule13:04 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 13:04 - 22 Dhjetor, 2020

Është rikthyer para kryeministrisë pema e Vitit të Ri e cila  u shkatërrua gjatë protestave të qytetarëve më 9 dhjetor për vrasjen e Klodian Rashës.

Në shenjë zemërimi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia, protestuesit i vunë flakën pemës së Krishlindjeve tek kryeministria.

Pema është dekoruar sërish dhe vendosur në vendin që ishte pasi u dogj dhe u shkatërrua nga një grup protestuesish./abcnews.al