U dhunua nga policia sepse nuk mbante xhihab, 16-vjeçarja iraniane ndërron jetë pas një muaji në koma

schedule11:14 - 28 Tetor, 2023

schedule 11:14 - 28 Tetor, 2023

Armita Geravand, 16-vjecarja iraniane, e cila u rrah nga policia përse nuk kishte vendosur hixhabin në metro në Teheran ka ndërruar jetë pas një muaji në koma.

Rreth një javë më pare, ajo ishte në terapi intensive në spitalin Fajr në kryeqytet dhe ishte në gjendje kome. Mjekët nuk u kishin dhënë shpresë familjarëve pasi truri i saj kishte “vdekur”.

Armita dhe dy shoqet e saj tentuan të hynin në një stacion metroje në Teheran në fillim të tetorit, ku u ndaluan nga oficerët e policisë për shkak se nuk mbanin hixhabin, që është i detyrueshëm në Iran.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!