U dhunua brenda ambienteve të QSUT-së, mjeku tregon ngjarjen për Abcnews.al: Një pacient ra nga krevati…

schedule11:32 - 20 Shkurt, 2021

schedule 11:32 - 20 Shkurt, 2021

Mjeku i urgjencës së QSUT, Petrit Gjorgji u dhunua dje nga një i afërm i një pacienti gjatë orarit të punës. Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Leonard Berisha pasi goditi mjekun.

I kontaktuar nga gazetarja e abcnews.al Gerta Vasku, mjeku Petrit Gjorgji ka treguar si ndodhi incidenti. Ai thotë se kishin një pacient me probleme me veshkat, ndërsa për një moment ka rënë nga krevati. Gjormi shpjegon se me ndihmën e kolegëve janë munduar ta ngrenë.

Lexo edhe: EMRI/ U godit nga i riu, kush është mjeku që u dhunua në QSUT

Më tej ai thotë se ka kapur një pjesë të trupit, nga këmba për ta ngritur. Ky moment ka irrituar të afërmin që shoqëronte pacientin, i cili e ka goditur nga pas mjekun.

“Kishim një pacient për veshkat. Në një moment ka rënë nga krevati dhe me ndihmën e kolegëve të tjerë kemi shkuar për ta ndihmuar. Për ta ngritur, unë e kapa jo të gjithë trupin, por nga këmbë, për shkak të pozicionit dhe e vendosëm sërish në krevat. Një i afërm, që nuk po i shërbente e pa dhe ka ardhur më ka goditur nga pas. Ndërhynë mjekët dhe infermierët. Denoncova dhe erdhi policia që e ka marrë”, thotë mjeku.

Gjorgji rrëfen më tej se ky është rast i përsëritur për të. Sipas mjekut kjo nuk mund të ndodhë me bluzat e bardha.

“Është rast i përsëritur për mua. Më ka ndodhur edhe në vitin 2004. Kjo nuk mund të ndodhë me bluzat e  bardha. Unë do e ndjek çështjen, duhet të bëhet drejtësi”, u shpreh mjeku. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!