U dha alarmi sapo dorëzoi pasaportën, turku i shpallur në kërkim futet në Sarandë, 1 mln lekë garanci

schedule13:14 - 26 Gusht, 2021

schedule 13:14 - 26 Gusht, 2021

Një shtetas turk i shpallur në kërkim nga policia turke është futur në Sarandë në datën 20 gusht. ABC mëson se ai ka udhëtuar drejt Sarandës me tragetin e linjës që vinte nga Korfuzi.

38-vjeçari me banim në Stamboll, ka dorëzuar pasaportën në sportel, dhe pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte i shpallur në kërkim në shtetin turk nga Interpol Ankara.

Ai i tha autoriteteve se e kishte humbur pasaportën dhe më pas e ka rigjetur sërish. Policia ka nisur hetimet, pasi në të dhënat e Interpol Ankara thuhej se pasaporta nuk ishte lëshuar për këtë person por për një tjetër, që e kishte deklaruar atë të humbur, ndërsa vetë 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar në Turqi.

Policia arrestoi të dyshuarin për falsifikim të mjetit të identifikimit. Katër ditë më vonë Gjykata e Sarandës ka vendosur masë e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, kundrejt garancisë pasurore me vlerë 1 mln lekë të reja.

Turkut i është lënë afat deri në datë 29 gusht për të paguar garancinë dhe deri në atë moment do të vijojë të qëndrojë në qeli. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!