U dërguan për të mbështetur ushtrinë ruse, forcat ukrainase bombardojnë trupat e Koresë së Veriut

schedule16:02 - 5 Nëntor, 2024

schedule 16:02 - 5 Nëntor, 2024

Trupat e Koresë së Veriut që u dërguan në Rusi kohët e fundit për të mbështetur ushtrinë ruse në luftën e saj në Ukrainë, janë sulmuar nga forcat ukrainase, tha të martën një zyrtar ukrainas.

Kjo është hera e parë që një zyrtar ukrainas njofton se njësitë ushtarake të Phenianit janë sulmuar pas dislokimit të tyre, i cili paraqet një ndërlikim të ri në luftë.

“Trupat e Koresë së Veriut janë bombarduar, në rajonin e Kurskut”, tha shefi i sektorit të kundërpërgjigjes ndaj dezinformimit Andrii Kovalenko përmes një postimi në platformën Telegram. Ai nuk dha detaje tjera.

Qeveritë perëndimore kishin parashikuar që ushtarët e Koresë së Veriut do të dërgoheshin në rajonin kufitar të Kurskut, në brendësi të Rusisë, ku para 3 muajsh ushtria ukrainase mori nën kontroll disa territore ruse, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke turpëruar Kremlinin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!