U dërgonte mesazhe ngacmuese dy nxënësve të mitura, si u arrestua drejtori i shkollës në Pogradec

schedule17:10 - 6 Nëntor, 2021

schedule 17:10 - 6 Nëntor, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku dyshohet se një drejtor shkolle ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të mitura.

Burimet bëjnë  me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Stropckë të Pogradecit, ku 59-vjeçari, A.H. ngacmonte në mënyrë të vazhdueshme dy nxënëset e tij të mitura 14 vjeçare.

LEXO EDHE: Ngacmoi seksualisht dy të mitura, pranga 59 vjeçarit në Pogradec

Ndër të tjera mësohet se ngacmimi ndaj të miturave ka nisur dy javë më parë. Rasti është zbuluar nga vëllai i një prej të miturave i cili ka parë mesazhet e drejtorit në telefonin e motrës së tij.

Menjëherë ai ka shkuar dhe ka denoncuar rastin në polici. Më pas policia në prani të psikologes i mori në pyetje të miturat dhe zbardhi ngjarjen. Të miturat kane treguar se  drejtori u ka bërë gjeste gjatë mësimit dhe u ka dërguar mesazhe në telefon pas mësimit.

Në një mesazh i pyet: U lodhët sot?

Ndërkohë 59 vjeçari njihet dhe si një person që konsumon alkool. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!